Fqinjët kërkojnë mbrojtje të pakicave në Serbi, ndërsa Gjermania thotë se kapitujt e mbetur për integrim të shtetit serb në BE do të hapen kur të ketë avancim në normalizimin e raporteve me Kosovën.
Kjo nuk vlen për kapitullin e hapur 35 (marrëdhëniet me Kosovën), 32 (kontrolli financiar) e as për 23 dhe 24 (drejtësi, liri, siguri, të drejta të njeriut) që pritet të hapet së shpejti.
Berlin kërkon që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun teknik, por edhe bisedimet e përfaqësuesve të lartë politikë – posa të formohet Qeveria serbe.
Kjo mësohet nga një dokument konfidencial i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.
Berlini po ashtu ka vërejte se pse gjatë zgjedhjeve në Serbi dhe në debate shprehen “interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë dhe në Republikën Serbe” e jo “ambiciet për t’u bashkuar me BE”. (b.an)