“Të njohësh për të kundërshtuar”. Me këtë justifikim e përditshmja italiane e së djathtës Il Giornale i propozoi sot lexuesve të saj “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, një iniciativë që shkaktoi indinjatën e komunitetit hebre dhe të Mateo Renzit.
Presidenti i Këshillit reagoi ashpër sot në mëngjes në llogarinë e tij në Twitter pas publikimit në Itali të kësaj vepre propagantistike e shkruar në vitin 1925, nga ai që kreu gjenocidin më të egër të historisë: “Më shfaqet si një atmosferë e vrazhdë që një e përditshme italiane të propozojë në ditët e sotme leximin e “Mein Kampf” të Hitlerit. Mirënjohje të përzemërt për komunitetin hebre. Kurrë më!”, shkruan Matteo Renzi.
“Është një fakt i zymtë, vite drite larg nga çdo logjikë e thellimit në teori dhe e studimit të Holokaustit”, reagoi nga ana e tij presidenti i komunitetit hebraik italian, Renzo Gattegna, duke e cilësuar si një gjetje “të pamoralshme” iniciativën e gazetës Giornale.
“Të njohësh për të kundërshtuar. Të lexosh “Mein Kampf” është një ilaç i vërtetë kundër helmit të doktrinës nacionaliste dhe raciste”, u justifikua gazeta, që publikoi versionin e vitit 1937 të veprës në një botim të komentuar nga historiani, Francesco Perfetti. (java / r.a)