Arrestohen dy shtetas të cilët kryenin Vjedhje të banesave, kryesisht të emigrantëve.
Dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh të banesave.
Në kuadër të operacionit “Banesa”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Vullnet Kolaveri, 21 vjeç, banues në fshatin Sukth i Ri – Durrës.
Ervin Rizani, 20 vjeç, banues në Lagjen 2 – fshati Sukth i Ri – Durrës.
Arrestimi i dy shtetasve të sipërcituar është bërë për arsye se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë, kanë kryer disa vjedhje në teritorin që mbulon Njësia Administrative Sukth, për të cilat është bërë dokumentimi ligjor dhe konkretisht:
Në datën 08.06.2016, është vjedhur banesa në pronesi të shtetasit R. E.banues ne Sukth i Ri – Durrës, emigrant në Greqi), ku është vjedhur një televizor.
Nisur nga veprimet hetimore të kryera, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i veprës penale, ku është sekuestruar në cilësinë e proves materiale nje Televizor i markes LG, i madhesise 52 polsh, i llojit plazma, i vjedhur në këtë banesë.
Në datë 22.05.2016, në fshatin Perlat – rrethi Durrës është konstatuar vjedhja e baneses (te pabanuar) ne pronesi te shtetasit A. M., banues ne fshatin Perlat – rrethi Durres, emigrant ne Greqi) ku kanë vjedhur nënprodukte rrushi, verë e raki.
Në datë 11.05.2016 , në Sukth i Ri – rrethi Durrës është konstatuar vjedhja e banesës në pronësi të shtetasit L. D, banues në Sukth i Ri – Durres, emigrant ne Itali), ku janë vjedhur dy varse floriri.
Po vazhdon puna për dokumentimin ligjor dhe të disa ngajrjeve të tjera të kryer nga këta shtetas në bashëpunim me persona të tjerë.
Të arrestuarit janë persona me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet e para hetimore lidhur me arrestimin e shtetasve Vullnet Kolaveri dhe Ervin Rizani, do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkepunim te parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.