Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara, ku një avion turistik u rëzua mbi një automjet i cili ndodhej i parkuar.
Tre personat që udhëtonin në bord mbetën të vdekur, ndërkohë fatmirësisht në automjet nuk kishte persona.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, por tashmë një hetim është hapur. Tragjedia mund të kishte qenë edhe më e amdhe, pasi në atë zonë ndodhej një supermarket ku kishte mjaft lëvizje./a.m.