Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Një 65-vjeçar ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të protestuar ndaj padrejtësisë që sipas tij po i bëhet nga sistemi i drejtësisë.
Nuk ka hipur në majën e ndonjë pallati siç është bërë e shpeshtë tashmë, por ka zgjedhur të ngjitet te monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës.
I moshuari mbante në dorë një pankartë ku shruante: “Z.Ambasador Donald Lu, jam viktimë e sistemit të drejtësisë. Ju lutem më ndihmoni”
Pas këtij gjesti 65-vjeçari Hajdar Bera u shoqërua për sqarime nga policia./a.m.