Agjencia Kombëtare e Turizmit po ndjek organizimin e “Turit Familiarizues” me mediat dhe tour operatorët gjermanë, qe po zhvillohet në bashkëpunim me Zyrën e Kooperimit Gjerman për Bashkëpunim (GIZ).
Intenerari i përgatitur i datës 10 qershor vijoi me vajtjen në Porto Palermo, ku u organizua një prezantim nga ana e AKT-së mbi bukuritë e zonës dhe ku pjesëmarrësit folën për arsyet pse duhet vizituar ky vend dhe historinë që përcjell.
Në vijim u organizua një “Lunch Networking” me takime B2B ndërmjet mediave gjermane dhe atyre shqiptare, ku ishte pjesëmarrëse edhe zv/ministrja e Turizmit, Adela Karapici./a.r.