Një gjykatë e Zvicrës ka dëbuar nga ky vend, por edhe nga të gjitha shtetet e zonës Shengen, një zyrtare shqiptare të Ministrisë së Mjedisit, e cila është kapur duke vjedhur në supermarket.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane 20 minutes, e cila për arsye etike nuk përmend emrin e saj, por vetëm thekson se ka qenë një konsulente e Ministrisë së Mjedisit.
Zyrtarja, një vajzë e re, ndodhej në Gjenevë për një konferencë ndërkombëtare në maj të vitit 2015. Ajo është diplomuar për inxhinieri.
Gazeta shkruan se “ajo kishte vënë disa artikuj në çantë, po pastaj me idenë se siguria nuk e kishte vënë re, ka menduar se është e lehtë për t’ia mbathur. Malli që ajo kishte futur në çantë, arrinte në një shumë prej 1667 frangash.”/a.m.