Numri i tifozëve prezentë nëpër stadiume gjatë Evropianit të Francës, pritet të jetë më i madh se ai në Evropianët e kaluar, e gjitha kjo për shkak të numrit më të madh të ndeshjeve. Pjesëmarrja e 24 skuadrave në “EURO 2016” ka bërë që edhe numri total i tifozëve të pranishëm në stadiume të jetë më i madh.
BBC raporton se në stadiumet e Francës gjatë Euro 2016 pritet të jenë prezent rreth 2.5 milionë tifozë. Ndeshja hapëse zhvillohet ndërmjet Francës dhe Rumanisë, që fillon nga ora 21:00, kurse nga ora 20:00 është ceremonia hapëse. Ky Evropian është tejet i veçantë pasi Kombëtarja shqiptare po merr pjesë për herë të parë në një eveniment kaq madhor siç është Europiani.