Këngëtarja Xhesika Ndoj ka vijuar të tregojë rreth historisë së saj të re të dashurisë. Ajo është shprehur se ka frikë nga zhgënjimi në këtë lidhje pasi është shumë e dashuruar. Gjithashtu ajo ka theksuar se ende nuk kanë bërë plane martese apo bashkëjetese pasi nuk e mendon diçka të tillë. Xhesika vijon duke thënë në “Oktapod” se i dashuri i saj i ri sillet mjaft mirë me vajzën e saj dhe se e do atë.