Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”, me mbikqyrjen e byzylykut elektronik për dy zyrtarët e policisë së shtetit, të cilët akuzohen nga Prokuroria se kanë kryer veprime të paligjshme me pajisjen e përgjimit Imsi Catcher, e sjellë për trajnim nga ana e Interforcës Italiane. Sipas organit të akuzës këta shtetas kanë fshehur pajisjen përgjuese kur punonjësit e prokurorisë kanë kërkuar sekuestrimin e saj.
Artion Duka, kreu i forcës operacionale në Policinë e Shtetit dhe specialisti Entiol Gjelilaj u paraqitën para togave të zeza në orën 12:00 të kësaj të premteje. Me përfundimin e seancës u vendos që të qëndrojë e njëjta masë arresti.
Sakaq, kreu i policisë së shtetit Haki Çako, i cili u pezullua pak ditë më parë, ka çuar në apel vendimin Arjan Aliajt, gjykatësit i cili u kthye në një mollë sherri mes qeverisë (Rama Tahiri), opozitës dhe unioneve të Gjyqtarëve e prokurorëve, përfshi edhe KLD-në./ java a.k