Paul Pogba është njeriu i momentit te Franca. Nga ai pritet që të marrë përdore skuadrën, si dikur të mëdhenjtë e tjerë, Michel Platini më 1984 dhe Zinedine Zidane më 1998 e 2000, kur blutë kanë fituar dy tituj evropianë e një botëror.
23-vjeçari nuk i trembet aspak përgjegjësisë, madje ka bërë edhe një model patriotik flokësh. Mesfushori ka formuar simbolin e gjelit, që është edhe logoja e federatës franceze, duke e lyer edhe me ngjyrë të verdhë, që të jetë më i dallueshëm.
Franca hap sot Euro 2016 në ndeshjen e orës 21:00 kundër Rumanisë, ndërsa më 15 qershor luan me Shqipërinë në Marsejë.
D.I.