U zhvillua sot Tech World 2016 nga Lenovo, ngjarje gjatë të cilës u prezantuan disa produkte të reja mjaft interesante. Ylli i shfaqjes ishte Lenovo PHAB2 Pro , i cili është telefoni i parë inteligjent në botë që sjell Project Tango të Google, por edhe telefonat e Motorola ishin gjithashtu pika të larta gjatë festivalit të sotëm.
Këtu kemi një listë të produkteve më të mëdha dhe më interesante që u zbuluan në Lenovo Tech World 2016.
Telefonat e përthyeshëm
Lenovo e filloi shfaqen me yllin e YouTube, Meghan McCarthy duke prezantuar dy prototipa të mrekullueshme- telefona dhe tabletë realisht të përthyeshëm dhe përkulshëm. Ata nuk do të lëshohen së shpejti por pamë një tabletë që përthyet në gjysmë për tu kthyer në një fabletë dhe një telefon inteligjent që përkulet si një byzylyk për tu kthyer në një pajisje që vishet.
PHAB2 Pro
Ky është telefoni i Lenovo të cilin e kemi pritur, dhe ai më në fund sjell në jetë Project Tango të Google.
PHAB2 u ndërtua rreth eksperiencës së Project Tango, e cila është zgjidhja e Google për realitetin e shtuar me bazë Android. PHAB2 shkrin botën fizike dhe atë digjitale. Për shembull, një ndër aplikacione e vlefshme për eksperiencë në realitetin e shtuar do të jetë GuidiGO, një aplikacion që do të çojë përdoruesit në një turne në një muze real dhe do të shfaq përmbajtje digjitale rreth ekspozitave.
Dy telefona të tjerë PHAB2
PHAB2 Pro është sigurisht kryevepra e familjes së PHAB2 të Lenovo, por kompania lëshoi gjithashtu dhe dy pajisje të tjera bashkë me të.
PHAB2 i kompanisë përmban fuqi më të vogël dhe një çmim më të ulët, por ai ofron tipare të realitetit të shtuar dhe një ekran të madh HD, 6.4-inç. Përfshin gjithashtu një kamerë 13-megapixel, 16GB hapësirë dhe mbështetje për kartë microSD për hapësirë të zgjerueshme. PHAB2 Plus shton një kamerë të dyfishtë dhe do të kushtojë pak më shumë se PHAB2. Të terja pajisjet do të lëshohen në Shtator
Moto Z dhe Moto Z Force
Njoftimi i fundit i ditës përfshinte dy telefona të rinj të linjës Moto Z, Moto Z dhe Moto Z Force.
Moto i ri Z është telefoni inteligjent më i hollë në botë me vetëm 5 mm trashësi.
Ndërkohë, Z Force përfshin një kasë më të fortë dhe një ekran rezistent ndaj thyerjes.Krokodili.al