Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar dy foto në rrjetin social Facebook ku thotë se bëhet fjalë për kanabis të mbjellë në zonën e Fierit.
“Arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit në Fier”, shkruan Berisha, duke ju drejtuar kështu kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Në shumicën e fotove që ai ka postuar edhe më herët nga zona të ndryshme të Shqipërisë, ka qenë vetë ministri Tahiri i cili ka reaguar duke postuar fotot origjinale, që në fakt bënin fjalë për vende që nuk i përkasin Shqipërisë. Kështu duket se
Nëse kërkon në Google me këtë imazh, rezulton se foto në fjalë është përdorur në internet prej disa vitesh. Fotografia e parë me një fushë të madhe e mbjellë me kanabis rezulton të jetë në Luginën Chuy të Kazakistanit.
E njëjta foto është përdorur edhe për lajme që flasin për Rusinë, kështu që nuk dihet nëse ajo është ilustruese. Por e sigurt është se fotografia në fjalë ka qarkulluar në web prej vitit 2011.
G.M./Express/d.i.