Departamenti i policisë së Los Angelos ka lidhur kontratë me BMW për të blerë 100 vetura elektrike BMW i3.
BMW thotë se i3 ka fituar dhe është “vlerësuar më e mira në efikasitet dhe besueshmëri nga veturat elektrike”.
Kjo kompani ka treguar edhe për njohuritë mbi infrastrukturën për mbushje dhe qendrat e shumta të shërbimit, të cilat kanë luajtur një rol të madh në vendimin e policisë për t’i zgjedhur ato.
BMW i3 e policisë së Los Angelosit do të jenë pjesë e departamenteve jo emergjente dhe do të përdoren si vetura për transport, shkruan express.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, BMW do të zhvilloj një ueb faqe e cila do t’i lejojë LAPD të ndjekë veturat e tyre në kohë reale. Në një deklaratë shefi i policës së Los Angelosit, Eric Garcetti tha: “Ne duhet të mendojmë “gjelbër” në çdo fushë të jetës, dhe këto vetura të reja tregojnë se si policia mund ta bëjë këtë”.