Një shqiptar rreth të 40-ve me banim në Pistoia, Itali, pasditen e së mërkurës u ndalua nga një francez me një automjet “Golf”. Shqiptari ishte në makinë bashkë me djalin e tij 8 vjeç.
Francezi rreth të 50-ve, i kërkoi ndihmë për ta orientuar në një dyqan telefonash aty pranë.
“Kam dy telefona të rinj dhe më duhen para cash me emergjencë”, iu drejtua francezi.
I intriguar, shqiptari mësoi se bëhej fjalë për një telefon Samsung Galaxy S6 dhe Iphone 6, të cilët të rinj kushtojnë secili 600-700 euro.
“Më jep 250 euro dhe merri”, ishte oferta e të panjohurit.
Por, shqiptari ka ofruar vetëm 200 euro, propozim i cili është pranuar.
Në momentin që shqiptari ka nxjerr paratë për të paguar për dy telefonat, francezi ka ndërruar me shpejtësi kutinë ku ndodheshin ata.
Shqiptari ka hapur kutinë pasi është larguar shumë metra dhe aty ka vërejtura se në vend të dy telefonave kishte 1 kg kripë. Për këtë arsye, ai ka bërë një kallëzim në polici. Panorama/ a.k