Efektivët e policisë së Dibrës kanë arrestuar një 26 vjeçar, si të dyshuar për grabitjen e Zyrës së Pensioneve në Zerqan. Bëhet fjalë për Elvi Bicin, banues në fshatin Strikcan, i cili në bashkëpunim me një tjetër person kanë grabitur rreth 10 mln lekë tek Zyra e Pensioneve, në shkurt të këtij viti.
Në banesën e këtij të fundit u gjendën 7 kallëpe lënde eksplozive tritol me peshë të pergjithshme 1.4 kg dhe 34 fishekë. Policia thotë se ka identifikuar edhe bashkëpunëtorin e 26-vjeçarit në grabitjen e ndodhur. Ai është shtetasi me inicialet S.B., 25 vjeç i shpallur në kërkim./ java. a.k