Një sëmundje e padëgjuar lëkure ka prekur djalin 11-vjeçar nga India. Ramesh Kumari ishte si çdo fëmijë tjetër në ditët e para të lindjes, por pas 15 ditë jetë lëkura e tij ka filluar të shfaqë probleme që filluan ta shndërrojnë atë në një statujë të gjallë.
Ky çrregullim i rrallë i lëkurës është duke e kthyer djalin pak nga pak në gur. Ai është burgosur brenda lëkurës së tij dhe aftësitë për të folur dhe lëvizur pothuajse janë të papërfillshme.
Djali përveçse vuan sëmundjen dhe vështirësitë e pazakonta që ajo i ka sjellë në shëndet i duhet të jetojë i izoluar nga bota sepse fëmijët e tjerë refuzojnë të qëndrojnë pranë tij, pasi ai i tremb.
Prindërit e djalit kanë qenë të tmerruar që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë teksa shikojnin fëmijën e tyre që ngurtësohej. Ata thanë se ai mund t’i infromonte vetëm kur ishte i uritur apo dëshironte të shkonte në tualet. Por tani gjërat kanë ndryshuar, djali po merr kujdes mjekësor dhe lëvizjet e tij janë shtuar. Familja i tij ka ëndërr që 11-vjeçari të ecë sërish dhe të mos shkaktojë më frikë tek moshatarët e tij. Shqiptarja.com