Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, e ka nisur një fushatë për t’i ndihmuar familjet jashtëzakonisht të varfëruara në Saharen afrikane, duke iu thënë atyre pula.
BBC njofton se miliarderi dhe filantropi thotë se rritja dhe shitja e zogjve të pulës mund të jetë e frytshme në luftimin e varfërisë së skajshme, transmeton Gazeta Express.
Ai është zotuar se do t’i japë donacion 100 mijë pula, ndërsa faqja e projektit të tij është shpërndarë mijëra herë tashmë.
Ndërkohë, OKB vlerëson se 41% e popullsisë në Saharën afrikane jetojnë në varfëri të skajshme. Gates thotë se një bujk i cili ushqen pesë pula mund të fitojë 884 euro në vit. Ndërsa niveli i të ardhurave më të ulëta atje është 618 euro në vit, citohet Gazeta “Express”. (b.an)