Ermira Mehmeti largohet përfundimisht nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim. Lajmi bëheti i ditur nga portali maqedonas Lajmpress.
“Burime të sigurta” të këtij portali mësojnë se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.
Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta në parti.
“Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione”, shkruan Lajmpress.
Ishte gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ai që publikoi përgjimin erotik të Ermira Mehmetit dhe ish Zv.Kryeministrit maqedonas Musa Xhaferi. Publikimi i videos solli jo vetëm zhurmë në rrjetet sociale, por shumë diskutime dhe debate në partinë shqiptare BDI, pjesë e së cilës janë dy të përgjuarit, çka solli edhe vendimin e saj.
REAGON ERMIRA MEHMETI: KUR TË JAP DORËHEQJE DO TA MERRNI VESH
Ndërkohë, vetë Ermira Mehmeti me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se nuk ka dhënë dorëheqje, ndërsa pohon se do ta bëjë publike vetë lajmin.
“O njerëz të mirë,
Në momentin kur do të jap dorëheqje, Ju do të jeni të paret qe do ta merrni vesh!
Pacit një dite të mirë, njerëz të mirë.”, citohet në mesazhin e Mehmetit.