Është Ergys Kaçe lojtari që duhet mbajtur nën vëzhgim të Kombëtarja shqiptare gjatë Euro 2016. Kjo është këshilla e Martin Keown, ish-mbrojtës i Anglisë dhe Arsenalit, i cili analzion europianin për Daily Mail Sport.
Keown, i cili ishte bashkë-komentator i ndeshjeve të botërorit brazilian për BBC, parashikon ecurinë e skuadrave, por ndalet gjatë edhe te filozofia e trajnerëve dhe liderët e 24 skuadrave pjesëmarrëse.
Ylli i Shqipërisë konsiderohet kapiteni Lorik Cana, i cili u bë lojtari i parë shqiptar që luajti në Premier League pasi gjatë sezonit 2009-2010 mbajti të veshur fanellën e Sunderland.
Për sa i përket kalimit të grupit nga Shqipëria, Keown shkruan se kuqezinjtë duhet të kenë shumë fat që ta realizojnë një gjë të tillë, duke cilësuar favorite Francën dhe Zvicrën.
TCH/d.i.