Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe u takua sot me ish-kryeministrin e këtij shteti Tony Blair.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli shkruan “Tony Blair, si për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, ashtu edhe për mua, sjell emocione të rralla në takim. Emocione sa miqësore aq edhe humane. E falënderova ish kryeministrin Bler për këtë. Sot, ne kemi nevojë për angazhimin e miqve tanë, të risjellin vëmendjen në Republikën e Kosovës, me qëllime e synime të tjera, ato të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kemi shumë argumente se kemi punuar dhe do të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim, por kemi nevojë edhe për miq që do ta promovojnë këtë përkushtim tonin, përvoja e ekspertiza të reja në këtë fushë”.
(java / r.a)