Në lidhje me videon e transmetuar dje në emisionin “ Fiks Fare” në Top Channel, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se është e hapur dhe fton institucionin e Prokurorisë, si dhe institucionin e Avokatit të Popullit si mekanizëm kundër torturës, për të hetuar rastin dhe vënë përpara ligjit personat përgjegjës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon çdo akt të trajtimit çnjerëzor dhe degradues në sistemin e burgjeve, të cilat nuk respektojnë dinjitetin njerëzor dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në lidhje me rastin, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar menjëherë nga detyra Përgjegjësi i Sigurisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313, Ferit Mici, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, Zoto do t’i propozojë Ministrit të Drejtësisë shkarkimin e drejtorit të institucionit./a.m.