Debatin për referendum e ka ringjallur një kontest në një fshat të Suharekës, ku banorët kanë deklaruar qëndrime të ndara nëse duhet ndërtuar një xhami ose jo. Ujdia që palët e kanë mbërri është që i gjithë fshati të deklarohet me votë, shkruan Koha Ditore.
Dhe, referendumi është iniciuar nga kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj. Për ta organizuar atë tashmë ka themeluar një komision.
Madje, për këtë çështje ka zhvilluar të mërkurën edhe disa korrespodenca me autoritetet qendrore – Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Komuna e Suharekës do të organizojë referendum në fshatin Dubravë lidhur me çështjen e lejimit të ndërtimit të objektit të xhamisë në parcelën 399-2 zona kadastrale Dubravë”, thuhet në shkresën adresuar KQZ-së. (b.an)