Forcat e policisë në Elbasan janë përfshirë në konflikt me armë me persona nga fisi Çapja.
Nga të dhënat paraprake raportohet se pjesëtarë të fisit Çapja, të njohur në Elbasan si të përfshirë në disa ngjarje kriminale kanë hapur zjarr në drejtim të policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kompleksit “Universi”, që është në pronësi të familjes Çapja.
Policia e qytetit të Elbasanit saktëson se ka shoqëruar 2 persona, nga 3 që hapën zjarr. Nga sulmi, raportohet se nuk ka policë të dëmtuar.
Ndërkohë policia dhe forcat speciale kanë rrethuar zonën. Në vendin e ngjarjes është gjetur një automjet që dyshohet të jetë braktisur nga autorët.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të shtënat kanë vijuar për disa minuta duke terrorizuar banorët.
Policia është në kërkim të personit të tretë.
Vijon
d.I.