Një kompjuter PC dhe Laptopi i sekuestruar një ditë më parë në zyrat e policisë së shtetit pas vendimit të gjykatës për pezullimin e drejtorit Haki Çako do të ekzaminohen nga ekspertë privat të kontraktuar nga prokuroria.
Ky vendim është marrë nga grupi hetimor dhe prokurorja Anisa Qilimi pasi ekspertimi i këtyre pajisjeve në laboratorin e policisë shkencore përbën konflikt interesi për aq kohë sa po hetohet eprori i tyre.
Pajisjet që do të ekzaminohen nga ekspertët privat janë këto që shihni në pamje të cilat një ditë më parë u vunë nën sekuestro me vendim gjykate.
Nga veprimet që do të kryejnë ekspertët pritet të marrin përgjigje pyetjet nëse ka apo jo dokumente që janë fshirë dhe lidhen me pajisjen “IMSI CATHCER”, ka apo jo komunikime të ruajtura në foldera midis drejtuesve të policisë dhe vartësve mbi mënyrën e përdorimit të kësaj pajisje.
Akt ekspertimi do ti vendoset në dispozicion prokurores Qilimi e cila pritet që më pas të rimarrë në pyetje personat e dyshuar për shpërdorim detyre mes tyre Çakon dhe dy vartësit e tij Artion Dukën dhe Entiol Xhelilajn. Report tv/ a.k