Një majmun ka shkaktuar një defekt në rrjetin elektrik në Kenia që goditi të gjithë vendin, kur ai ra mbi një transformator në hidrocentralit Guitar njoftoi kompania Keniane për energji elektrike Keng.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth mesditës, kur një majmun u ngjit në hidrocentralin Guitar, e cila ndodhet në qendër të vendit, dhe pastaj ra në transformator.
Rënia e tij shkaktoi një difekt kombëtar, tha kompania, që mbahet si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend.
U deshën katër orë për të hequr atë dhe për të rivendosur furnizim të rregullt me energji elektrike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë kombëtare elektrike “Pauer Kenja” Danjel Tara ka thënë se i duhen objekte rrethuese që të ndalojë kafshët e egra.
Ai shprehu keqardhje mbi “incidentin e izoluar” dhe tha se kompania është duke testuar zgjidhje për të siguruar më mirë sistemet e tyre, citohet për BETA.
Sa për majmunin, ai i mbijetoi rënies dhe është dorëzuar në ministrinë kenjane për faunën, tha Keng. Guitar është një qendër e madhe në Afrikë dhe burimi kryesor i këtij vendi. (b.an)