Asgjësohen 660 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Shpallet në kërkim autori i dyshuari i kultivimit të tyre.
Sot më datë 08.06.2016, nga Struktuarat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për “Parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, filloi procedimi penal dhe u shpall në kërkim policor shtetasi:
• F.K, 53 vjeç, banues në Berat.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi dyshohet të jetë autori i kultivimit të 660 (gjashtëqindë e gjashtëdhjetë) rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Bimët janë gjetura të kultivuara, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Përroi i gushturicës” në fshati Zhitom, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./a.r.