Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter deklaroi këtë të martë se homoseksualët do të mbrohen për herë të parë me ligj nga diskriminimi në ushtri.
Deklarata e Carter u bë gjatë një eventi të komunitetit LGTB në Pentagon.
Shefi i Pentagonit tha se rregullorja e re e Pentagonit kundër diskriminimit u mundëson homoseksualëve në radhët e ushtrisë amerikane që të denoncojnë diskriminimin dhe më pas rastet do të hetohen nga gjykatat ushtarake.
“Diskriminimi i çdolloji nuk ka vend në radhët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Carter.
Deri më tani homoseksualët rrezikonin të përjashtoheshin nga radhët e forcave të armatosura nëse u zbulohej orientimi seksual, e gjitha kjo në bazë të praktikës së vendosur në vitin 2011, “Mos pyet, mos trego”.
Sërish homoseksualët mund të përjashtohen nga forcat e armatosura, megjithëse këtë vit është bërë më e vështirë për shkak se kërkohet miratimi edhe prej zyrtarëve të lartë të pushtetit civil.