Qeveria franceze ka prezantuar aplikacionin për alarm, dedikuar për dërgimin e paralajmërimeve emergjente përdoruesve të telefonave të mençur në rastet e sulmeve terroriste, të shtënave ose katastrofave tjera.
Aplikacioni i zhvilluar pas sulmeve vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Paris, u prezantua sot në në prag të fillimit të kampionatit europian të futbollit Euro 2016.
Aplikacioni është në dispozicion në gjuhën angleze dhe franceze dhe mundëson të dërgojnë paralajmërime emergjente nëse janë në afërsi të sulmit, shkruan AA.
Fillimisht aplikacioni është ndërtuar vetëm për sulme me bomba dhe sulme të armatosura, mirëpo pastaj është zhvilluar edhe për aksidente të trafikut, vërshime dhe situata të tjera emergjente./a.m.