Kryeministri i vendit Edi rama reagoi sërish në lidhje me kritikat e bëra nga disa prej dhomave të huaja të tregtisë në vend për trajtiomin e bizneseve nga administrate tatimore. Kreu i qeverisë deklaroi se shumë nga kompanitë që nuk paguajnë taksat, bëjnë viktimën a thua se qeveria po u bie më qafë, dhe tundin flamurin amerikan apo çdo flamur tjetër.
“Shumë pak janë mësuar bizneset të respektojnë ligjin. Shumë pak janë mësuar sipërmarrjet që të veprojnë në çdo hap dhe në çdo detaj brenda kornizës ligjore. Informaliteti nuk ëhstë vepër e disave, por është vepër e të gjithëve së bashku, vepër e qeverive që nuk e kanë reformuar sistemin e funksionimit të shtetit shqiptar, që nuk e kanë reformuar administratën ,dhe posaçërisht atë fiskale, që nuk e kanë reformuar drejtësinë. Por edhe vepër e aktorëve të tretë që kanë përfituar sa kanë mundur. Vetëm në një vend si ky ndodh që një kompani e huaj thotë unë nuk kam mundësi të paguaj taksat dhe unë do t’u diskretitoj. Vetëm këtu ndodh që një kompani, duke tundur flamurin amerikan apo çfarëdo flamuri kërcënon qeverinë shqiptare, qeveri sovrane. Bëjnë viktimën përballë qeverisë. Është shumë e lehtë të bindësh ambasadorë që fajin e ka qeveria”, tha Rama.
Më tej ai bëri edhe një krahasim me klimën e bisnesit 32 muaj më parë kur në pushtet ishin dmeokratët.
“Për çdo problem që bizneset kanë me administartën, dera ime dhe e ministrit të ekonomisë është e hapur. Të më thoni që klima e biznesit është përkqeqësuar, kur 32 muaj më parë nuk merrnit dot TVSH-në pas, kur 32 muaj më parë nuk guxonit të hapnit gojën, pasi kishit shtruar kilometra asphalt, dhe ishit zhytur në banka, dhe kjo qeveriqë do marrëdhënie të re me biznesin, ua dha një më një lekët, të më thoni që administrate sot po bën problem të atillë që mund të lexohet si përkqësim i klimës, kur e dini se çkeni hequr 32 muaj më parë më duket pak e tepruar”, tha Rama.
Ai përmendi disa reforma kyçe të ndërmarra deri tani teksa theksoi se kjo nuk mjafton, por duhet ende më shumë. Rama theksoi se reforma në drejtësi mbetet thelbësore për rrugën e zhvillimit të vendit.
“Modeli i ri ekonomik nuk ëhstë lehtësisht i dëmtueshëm, dhe nuk mund të fillohejtë zbatohej pa u zbatuar disa reforma prioritare, duke filluar nga ajo në energji, duke vazhduar me reformën administrative. Duke reformuar pensionet, duke reformuar sistemin fiskasl, duke reformuar ndihmën ekonomike dhe skemën e asistencës sociale. Çfarë kemi bërë nuk ëhstë asgjë nëse nuk vazhojmë më tutje”, vijoi kryeministri.
Më tej Rama tha se do të ngrihet isntitucioni i Avokatit të Biznesit për mbrojtjen e interesit të komapnive të ndryshme.
“Do të ngrihet Avokati i Popullit i biznesit, ombdusmani i biznesit që do të jetë avokati i të pasurve. Ai do të ketë të gjithë fuqinë institucionale për mbrojtjen e biznesit para se të shkojë në gjykatë”, tha Rama./a.m.