Kosova rrezikon t’i humbë dhjetëra milionë euro për shkak të dështimeve për të përmbushur në kohë disa nga masat që derivojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), shkruan Koha Ditore.Përpos kësaj, rrezikon edhe t’i bllokohen eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Këtë kosto mund ta paguajë shteti, për shkak të detyrave të papërmbushura nga Qeveria, e që ndërlidhen me konkurrencën në treg, administratën publike dhe me ngritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienës.
Prej tre vjetësh politika e mban të paralizuar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK). Ky institucion që ka autoritetin për promovimin e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë prej 2013-s është pa anëtarë bordi.
Së fundi, Qeveria ka nominuar anëtarët, por Kuvendi ka refuzuar t’ia votojë, nën arsyen se shumica e të propozuarve janë joprofesionalë për pozitat ku mëtohet të vihen. (b.an)