Koreja e Veriut duket se ka rikthyer në funksion reaktorin e saj bërthamor në Yongbyon, ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Kjo e fundit ka thënë se nuk ka qasje në Korenë Veriore, porse mbështetet në të dhënat satelitore.
Yongbyoni ka qenë burim i plutoniumit për programin e armëve bërthamore të Phenjanit.
Reaktori është mbyllur në vitin 2007, por Koreja e Veriut ka thënë vitin e kaluar se ai është sërish operacional. Qysh atëherë, Koreja e Veriut ka kryer katër prova me armë bërthamore.
Këto prova dhe ato me raketa kanë shkelur sanksionet ekzistuese ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut dhe kanë nxitur masa të reja nga Kombet e Bashkuara dhe shtetet individuale./a.m.