Policia plan masash për “Parandalimin dhe goditjen e trafikut dhe kultivimit të bimëve narkotike”.
Sekuestrohen 5 pako me lëndë narkotike . Arrestohen në flagrance dy shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në zbatim të detyrave të percaktuara në planin e masave për “Parandalimin dhe goditjen e trafikur dhe kultivimit të bimëve narkotike”, në hyrje të qytetit Burrel, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll në një automjet tip Benz me targa AA 109 KI që drejtohej nga shtetasi Gentian Capa.
Si rezultat i kontrollit, poshtë sediljes së parë të pasagjerit u evidentua një çantë ku brenda saj kishte 5 pako ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Gjithashtu në automjet gjatë kontrollit është evidentuar edhe një dorezë boksi metalike.
Në automjet udhetonte si pasagjer shtetasi Jetmir Skuka.
Të dy shtetasit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.
Ndërsa lënda narkotike, doreza e boksit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arretimi në flagrancë i shtetasve:
Jetmir Skuka, 21 vjeç,
banues në Maqellarë, Dibër.
Gentian Capa, 37 vjeç, banues në fshatin Bllatë Dibër.
Materialet proceduriale do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për Veprën Penale “Trafikim i Narkotikëve në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 283/a , 279 dhe 25 të Kodit Penal./a.m.