Romani i njohur i shkrimtarit shqiptar Ben Blushi “ Të Jetosh në ishull” do të prezantohet edhe në nje shfaqje teatrale ku luajnë aktorët: Danjela Marlaj, Enis Metaj e Blerim Hasani, shkruan KultPlus
Me regji të Arbnesha Grabovci Nixha, romani i njohur i shkrimtarit shqiptar Ben Blushi do të shfaqet premire ne teater të mërkurën nga ora 20:00 në Teatrin “Dodona”.
Muzika e shfaqjes eshte punuar nga Florent Boshnjaku, skenografia nga Zake Prevlukaj, dramatizimi nga Sahadete Beqiri, dizajni e pllakati nga Genc Rezniqi, kostumet Miriam Talia Nixha dhe dizajni i dritave Skender Latifi. (JAVA / R.A)