“Privatësia nuk do të zgjatë shumë”. Shprehje profetike, nga Marc Zuckerberg. Dhe pikërisht dje ka përfunduar privatësia e tij, teksa hakerat i kanë zbuluar fjalëkalimin në Twitter. “dadada” ishte fjala “magjike” që themeluesi i Facebook përdorte për të hyrë në Twitter, zbuluar nga grupi hacker OurMine.
Facebook ka bërë të ditur se nuk është dhunuar dhe nuk ka asnjë rrezik për llogaritë e Zuckerberg në Facebook e WhatsApp.
Ndërkaq, dalin menjëherë edhe teoritë e konspiracionit, ndoshta ngaqë bëhet fjalë për një shoqëri konkurrente, me të cilën Zuckerberg ka disa llogari të hapura.
Në librin e tij për Twitter, Nick Bilton, ish-kolumnist i New York Times, tregon se si themeluesi i Facebook tentoi të blinte Twitter në lindjen e tij, me synimin për ta mbytur që në djep.
Sido që të jetë, t’i besosh një fjale si “dadada” për të ruajtur sekretet, duket paksa naive.
Corriere/d.i.