Ish kryeministri Sali Berisha tha se ditën e djeshme, ka qenë opozita ajo që ka votuar reformën siç e kanë kërkuar ndërkombëtarët, por ai që e ka hedhur poshtë ka qenë Edi Rama, që Berisha e cilësoi si personi që vjen me dy fjalime nëpër takime.
“Për çdo shqiptar opozita mbrëmë votoi reformën, dhe refuzoi njeriun që shkoi me një apo dy fjalime në xhep. Opozita mbrëmë shkoi dhe votoi reformën, votoi draftin e ndërkombëtarëve.
Për çdo shqiptar, opozita kërkon reformë dhe e refuzoi me cdo kush njeriun që shkoi me dy fjalime në xhep. Opozita e votoi variantin që ia kanë sugjeruar, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët.
Kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë tij të kundërtën e asaj që ka thënë vetë, por kjo botë është transparente”- ka thënë Berisha, duke mos dhënë emrin e përfaqësuesit të huaj.