Një 26 vjeçar është arrestuar në kufirin e Kakavijës pasi në çantën që ai mbante janë gjetur rreth 7 kilogramë lëndë narkotike.
Në pranga përfundoi Blerim Harrunaj, banues në Mallakastër.
Lënda narkotike ishte e tipit kanabis sativa dhe ishte e ndarë në 7 pako.
Policia është në kërkim të dy personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me Harrunajn.