Nënkryetari i Komisonit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi, i cili shoqëroi dhe Bashën në takimin me Ramën, tha në emisionin “Tonight Ilva Tare” se Kryeministri e kishte orkestruar që në fillim dështimin e kompromisit.
Ai tha se Rama refuzoi pa dhënë arsye vendet e rezervuara, zgjidhja që propozoi Komisioni i Venecias, OBDAT dhe EURALIUS.
Bylybashi: Ishte një pregatitje e Kryeministrit për ti vënë fitilin një proçesi që për fat të keq do të çojë në një situatë abortive të reformës në drejtësi. Kjo pasi nëse Parlamenti nuk do të mund ta votojë dot këtë paketë kushtetuese kjo paketë shtyhet për një vit në diskutimet në Parlament. Me sa duket ky është interesi i Kryeministrit.
Për deputetin demokrat, nëse Rama mendon që mund të bëjë 94 vota me mënyra jo ortodokse, kriza politike do të jetë shumë e gjatë.
Bylykbashi rrëfen takimin Basha-Rama
Takimi ishte i gjatë, qartazi pa frut, qartazi i pregatitur nga Kryeministri për të ardhur në konkluzionin që ai e lexoi në fund fare. Ajo që ai donte ishte vetëm për të bërë këtë lloj deklarate, sepse askush nuk mund të thotë që nuk do humbasim kohë teksa mendon se mund të gjenden kompromise, por do ta çojë menjëherë për votim në Parlament. Nëse ka nevojë për të gjetur kompromise ulesh dhe vazhdon, bie dakord për të vazhduar negociatat dhe gjetur kompromise. Ajo që kishte ardhur sot Kryeministri ishte për të rënë dakord që të mos biem dakord vetëm që Kryeministri të duket europian. Ishte e qartë që në pjesën e fundit të takimit dhe pse ne laboruam në detaj zgjidhjen që propozon Komisioni i Venecias, OBDAT dhe EURALIUS. Ja shpjeguam një sistem i thjeshtë vendimarrje në Parlament për të arritur në emërimin e funksionarëve pa asnjë bllokim dhe asnjë kapje që qartazi refuzoi të jepte arsyet pse nuk ishte dakord me të. Ishte një pregatitje e Kryeministrit për ti vënë fitilin një proçesi që për fat të keq do të çojë në një situatë abortive të reformës në drejtësi. Kjo pasi nëse Parlamenti nuk do të mund ta votojë dot këtë paketë kushtetuese kjo paketë shtyhet për një vit në diskutimet në Parlament. Me sa duket ky është interesi i Kryeministrit.
Refuzimi i vendeve të rezervuara nga shumica
Bykybashi: Po ta pyesësh Kryeministrin nuk është në gjendje ta shpjegojë më gjatë se me një batutë. Kryeministri sigurisht që duke e detajuar nuk kishte asnjë argument për ta kundërshtuar. Sot propozohet që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, ku është debati kryesor, do të kenë gjashtë veta nga gjyqësori ose prokuroria dhe nga jo gjyqësor dhe jo prokuroria. Këta të pestë garantojnë aksesin nga jashtë korporatës së drejtësisë për të siguruar llogaridhënien e këtyre personave. Me 5 anëtarë të gjithë të kontrolluar me formulën që propozon Kryeministri është shumë e lehtë që dhe një gjyqtar të bëhet nga krahu i qeverisë dhe vendimarrja e këtyre organeve është totalisht e kontrolluar. Në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë do ti duhet dhe vetëm një gjyqtar ose një prokuror dhe 5 anëtarët e emëruar nga Kryeministri në secilin Këshill për të kontrolluar vendimarrjen e dy zemrave të sistemit. Nëse mendon që mund të bëjë 94 vota me mënyra jo ortodokse, kriza politike do të jetë shumë e gjatë.
Oferta e Ramës për votimin me 2/3
Bylykbashi: Kryeministri nuk e kupton atë që thotë, ne nuk kemi kërkuar shumicën e cilësuar, drafti ynë është publik. Shumicën 2/3 e kërkojmë për herën e parë dhe vetëm Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë që për funksionet si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë ne propozojmë vendet e rezervuara që mund të kërkojë dhe një shumicë të thjeshtë, boll të garantojë që askush nuk kapet.Shumica e cilësuar prej 2/3 për të gjitha funksionet dhe gjithmonë ku zhbllokim është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, boll të kapësh këtë, të dështosh votimin me 2/3 në Parlament dhe është zgjidhur çështja në favor të kësaj mazhorance.