Dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeçarë janë proceduar penalisht nga Policia për akuzën e “ndihmës së kallimit të paligjshëm të kufirit” të një 18-vjeçareje. Zyrtarisht mbi këtë akuzë po hetohet por dyshimet e policisë dhe prokurorisë shkojnë edhe më tej në lidhje me rastin në fjalë.
Veprimet e organeve ligjzbatuese janë përqendruar në zbulimin e qëllimeve të vërteta të dy të rinjve ndaj vajzës së re vetëm 18-vjeçare. Ata u ndaluan të tre në pikën kufitare të Kukësit. Djemtë deklaruan se kanë njohje me vajzën dhe se po shkonin drejt Kosovës për një udhëtim.
Ata deklaruan se nuk kishin dijeni që vajza kishte parregullsi në dokumentacion, dhe thjesht ishin bashkëudhëtarë. Por, dëshmia nuk i bind hetuesit. Dyshohet se vajza po shkonte për qëllime prostitucioni drejt Kosovës me dy djemtë.
Dyshohet se ajo ka mashtruar para policisë. Mendohet se vet vajza po shkonte me dëshirë drejt Kosovës për të ushtruar prostitucion. Pritet që hetimet e mëtejshme të zbulojnë të vërtetën./Javanews/a.m.