Dashi
Dëshira për të arritur rezultate të menjëhershme në marrëdhënien tuaj në çift mund të jetë një nga arsyet që ju duket se gjithçka ju shkon së prapthi. Provoni t’i merrni gjërat më me qetësi. Beqarët duhet të përfitojnë sa më shumë nga takimet. Financat parashikohen të jenë të mira.
Demi
Shumë lidhje, apo raporte ndërpersonale mund të lëkunden për arsye nga më të ndryshmet, prandaj bëni mirë t’i ripërtërini, dita bëhet mjaft interesante në një udhëtim të shkurtër. Beqarët do tërhiqen nga një person që në takimin e parë, studiojni ofertat. Financat menaxhojni me kujdes.
Binjakët
Mund të guxoni pak më shumë për të arritur atë që dëshironi në çift, ndryshe do të vazhdoni vetëm të shihni ëndrra me syhapur. Sidoqoftë, një Hënë e mirë bën që raportet me partnerin të jenë të këndshme. Beqarët do jenë mjaft joshës sot. Financat do jenë të lëkundura.
Gaforrja
Duket keni mbetur paksa prapa me çështjet e zemrës porsa i takon marrëdhënies personale, por sot nuk ju këshillohet të mendoni dhe aq shumë për to. Beqarët do dinë kë të joshin dhe takimet do i kenë mbresëlënës. Mërkuri do ju mbështesë pozitivisht në planin financiar.
Luani
Nën “akordin” Afërditë-Jupiter parashikohet një ditë e bukur për të dashuruarit, impenjime në planin e raporteve ndërpersonale. Beqarët nuk duhet të dalin jashtë realitetit, ndryshe do vuajnë pasojat. Financat do jenë të mira, do dini si ti menaxhoni.
Virgjëresha
Edhe pse është Afërdita ajo që është ylli juaj i mirë, jeni aq të shpërqendruar në lidhje me partnerin/en, në atë masë sa mund të kaloni edhe në konfuzion të plotë. Beqarët nuk duhet të bëjnë për vete personin që pëlqejnë mbi bazën e gënjeshtrave. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Peshorja
Kalimi i Hënës në shenjë është në përgjithësi i favorshëm për ju që jeni në një marrëdhënie, ndonëse kontrasti i Marsit mund ty sjellë ndonjë të papritur. Beqarët duhet të vihen në lëvizje për të gjetur personin e duhur. Me shpenzimet duhet të tregoheni të matur.
Akrepi
Afërdita në shenjë sot është mjaft pozitive dhe do t’ju mbështesë të zgjidhni një problem personal. Megjithatë, dita do te jetë shumë e këndshme në raport me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen të durueshëm për të gjetur personin ideal. Financat do jenë goxha problematike.
Shigjetari
Kjo ditë nën shenjën e yjeve pozitive do të jetë një rast i mirë për ju të dashuruarit që, më në fund, të rimerrni në dorë frenat. Beqarët duhet të dalin në takime ndryshe kanë për të ngelur vetëm. Financat do jenë në gjendje të mirë.
Bricjapi
Mërkuri vërtet që sot mund të mund t’ju ngatërrojë idetë, por nga ana tjetër stimulon edhe pasionin tuaj, çka bën që të kaloni një ditë të “zjarrtë” me partnerin/en. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe do ngelen ende me të njëjtin status. Në planin financiar fati do jetë me ju.
Ujori
Sot, një darkë e paplanifikuar me partnerin/en mund të realizohet në rrethana disi të papritura, prandaj është mirë që të jeni deri diku të përgatitur për çdo ngjarje. Beqarët do kenë takime pa fund, por asgjë më shumë. Financave duhet t’i kushtonim shumë rëndësi.
Peshqit
Duket se më në fund mosmarrëveshjet e ditëve të shkuara me njeriun e zemrës kanë rënë ndjeshëm dhe Marsi që e bënte të paqëndrueshëm situatën nuk ka më atë ndikim. Beqarët nuk duhet ti humbasin mundësitë për takime. Financat do i përmirësoni falë menaxhimit tuaj të mirë./a.m.