Pak minuta nga fillimi i takimit Rama Basha, ish kryeministri Sali Berisha, propozuesi i idesë së vendeve të rezervuara në organet e larta të drejtësisë, ka bërë një diversion tipik, duke shkruar se Kryeministri Rama e shndërroi takimin nga bilateral në trilateral… duke thyër kështu, sipas Berishës, protokollin e takimit.
Berisha jep një sërë arsyesh, që sipas tij mund të jenë bërë shkak për ardhjen e Petrit Vasilit në takim… arsye që në fakt janë në kontradiktë me njëra tjerën, duke të lënë të mendosh se orvatja e ish kryeministrit është pikërisht krijimi i diversioneve brenda maxhorancës.
Ja çfarë shkruan ai:
Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?!
Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre. Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?
Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!
Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve! sb