Juria e Festivalit të Filmit Mjedisor 2016 njoftoi filmat më të mirë mbi mjedisin për katër kategori konkurruese. Çmimet u dhanë nga Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, Specialisti i Mjedisit pranë UNDP Albania Bas Berends, dhe presidentja e jurisës, regjizorja Iris Elezi.
“Kjo ngjarje e rëndësishme financuar nga BE na solli shqetësimet mbi çështje mjedisore dhe ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut”, that Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu.
Çmimi për Filmin e Gjatë më të Mirë (mbi 20 minuta) iu dha një filmi nga tre ambientalistë sllovenë të cilët tregojnë historinë shqetësuese të lumit të fundit të lirë në Shqiëpri – dhe Evropë – Vjosës. Filmi Një për Lumin: Historia e Vjosës sjell një apel të fuqishëm mbi pasurinë, veçantinë dhe rëndësinë e Vjosës, si dhe një klithmë mbi rrezikun nga projektet e hidrocentraleve. Aktualisht ka një debat të nxehtë mbi ndërtimin e një dige dhe hidrocentrali mbi Vjosë, me BAshkimin Evropian që nxit një qëndrim mjedisor mbi çështjen.
Nën kategorinë Filmi i Shkurtër më i Mirë çmimi i parë iu dha një filmi të animuar japonez që tregon historinë e një dhelpre të rrezikuar. Filmi i vetëm shqiptar që mori çmim të parë ishte Frymëmarrje realizuar nga Nisma Vullnetare nën kategorinë Talenti I Ri më I Mirë 2016. Filmi tregon se si ajri i ndotur ndikon jetët tona të përditshme duke i detyruar protagonistët të veshin maska si protestë dhe si mbrojtje.
Më shumë se 50 filma u shfaqën gjatë dy javëve në ekrane të vendosura në hapësira publike, kinema, dhe qendra në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë. Të prodhuar nga regjizorë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, filmat preknin çështje si mbetjet elektronike, smogu i qyteteve, zjarret e pyjeve, rëndësia e oqeaneve, kashët e egra, mungesa e ujit, grumbullimi i mbetjeve, dhe ruajtja e lumenjve.
Por filmat nuk ishin i vetmi aktivitet gjatë festivalit: një udhëtim i organizuar në malin e Dajtit, një konkurs arti, një ekspozitë fotografike, dhe një shfaqje me eco-art bënë të mundur që më shumë njerëz të përfshihen në çështje mjedisore. Aktivistë dhe ekspertë morën pjesë në seminare mbi mbi biodiversitetin, ndryshimet klimatike, shëndetin, gjininë dhe bujqësinë.
Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri filloi në 2013 si një platformë për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore. Që atëherë festivali ka shërbyer si një aktivitet kryesor për edukimin mbi mjedisin si dhe një mundësi për prodhuesit e filmave që të realizojnë kreativitetin e tyre./a.m.