E përditësuar- Ora 17: 13- Prej afro 3 orësh po mbahet takimi midis kryeminsitrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha me fokus reformën në drejtësi. Në atë që dikur shërbente si salla e KQZ-së, janë ulur palët dhe përballë qëndrojnë Rama dhe Basha. Nuk dihet ende se çfarë kanë prodhuar bisedimet disa orëshe mes palëve. Teksa mediat kanë hyrë për të filmuar politikanët, ajo që është vënë re ka qenë se të gjithë janë shfaqur të buzëqeshur, por nuk ka patur një shtrëngim duarsh, i cili do të simbolizonte nisjen me këmbë të mbarë të këtij takimi historik.
Nga ana tjetër, mediat shkruajnë se shtrëngimi i duarve është bërë në momentin e ardhjes në sallë, kur kamerat nuk ishin të pranishme.
Një tjetër detaj interesant është vonesa e kreut të PD Lulzim Basha dhe grupit të tij. Takimi i hapte dyert në orën 17:00, teksa Basha ka ardhur 10 minuta me vonesë, ndryshe nga Kryeministri Rama, i cili është paraqitur me Fatmir Xhafajn dhe Petrit Vasilin në orar.
Ora: 17:35 Berisha shkruan për takimin duke bërë diversion
“Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?! Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre. Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?
Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!
Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve! sb”- shkruan ish kryeministri.
momentet e filmuara nga mediat në fillimin e takimit Rama Basha
……………
Takimi Rama Basha është drejt nisjes së tij, teksa në Pallatin e Kongreseve, kjo sallë, ku dikur qëndronte KQZ, do të shpërbejë për të ulur në një tavolinë palët dhe dy qëndrimet e tyre përsa i përket reformës në drejtësi.
Në Pallatin e Kongreseve tashmë ka ardhur Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i shoqëruar nga kreu i komisioni të posaçëm të reformës Fatmir Xhafaj si dhe Petrit Vasili, i cili do të jetë përfaqësuesi i Metës në këtë takim të historik.
Lideri i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i komisionit të reformës Oerd Bylykbashi si dhe nga Edi Paloka, teksa ardhja e tyre pritet nga momenti në moment.
Ajo që pritet me siguri është që palët t’i japin dorën njëri tjetrit por jo qëndrimeve të tyre. Me propozim të ish Kryeministrit Berisha, PD nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja e vendeve të rezervuara./ java. a.k