Presidenti Bujar Nishani ka pritur këtë të hënë ambasadorin gjerman Helmut Hoffman, i cili ështënë mblyjje të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.
“Presidenti Nishani e falënderoi Ambasadorin Hoffmann për angazhimin e tij personal në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vëmendjen dhe përkushtimin e Ambasadorit në mbështetjen e agjendës evropiane të Shqipërisë.
Kreu i Shtetit përfitoi nga rasti që të shprehte edhe njëherë mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer e të gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në 25 vite demokraci, si dhe për mbështetjen substanciale në kuadrin e procesit të integrimit evropian”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.