Zëvendëskryeministri Peleshi priti sot delegacionin kinez të kryesuar nga Këshilltari i Shtetit të Republikës Popullore të Kinës Yang Jing. Është hera e parë që vendin tonë e viziton një personalitet i këtij niveli, i cili është i barasvlershëm me atë të Zëvendëskryeministrit.
Në takim morën pjesë, bashkë me Zëvendëskryeministrin Peleshi, Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujerave, Panariti, Zv/Ministri i Jashtëm dhe Koordinatori i Nismës së Bashkëpunimit 16 +1, Belortaja, Zv/Ministri I Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mete dhe Zv/Ministri i Transportit Z.Shaqiri.
Palët patën mundësi të shprehin edhe njëherë vlerësimin për klimën e mirë të bashkëpunimit që ekziston mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Gjatë takimit, palët rikonfirmuan vullnetin politik për finalizmin e Marrëveshjes së Rrugës së Arbërit, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, bashkëpunimit në fushën e investimeve, bashkëpunimin bujqësor, arsimor, kulturor etj.
Peleshi falenderoi palën kineze për grandin 10 milion RMB, për makineritë bujqësore duke e konsideruar këtë mbështetje si një tjetër hap konkret nga pala kineze, për asistencën e saj në drejtim të modernizimin të sektorit të bujqësisë në vendin tonë.
Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, Peleshi, gjeti gjithashtu rastin të falenderojë palën kineze, për pajisjet arsimore për 5 shkollat që po implementojnë projektin pilot, për mësimin e gjuhës kineze.
Peleshi informoi palën kineze se, pala shqiptare ka dorëzuar draft-marrëveshjen e ndërsjellët për lehtësimin e vizave për kategorinë e turistëve dhe biznesmenëve, të të dy vendeve, e cila pritet ti shërbejë ndjeshëm rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve kinezë në Shqipëri. /a.m.