Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot u promovua libri “Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të fshehta serbe” i autorit Xhevat Meha.
Recensentët e këtij libri thanë se është botimi i parë i këtij lloji që flet për shërbimet e fshehta të shtetit serb në Kosovë, e te cilat popullit shqiptar i kanë kushtuar mjaft, shkruan kp.
Ndërsa autori i librit Xhevat Meha tha se problemet e paraluftës ishin të falshme por jo edhe ato te pasluftës andaj edhe e nisi shkrimin e këtij libri, pasi sipas tij e pa se diçka në Kosovë nuk po shkonte. (b.an)