Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të kthehet në Kuvendin e Kosovës, pas mbi 90 ditësh. Burime të Koha.net brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se deputetët e kësaj lëvizjeje do t’i kthehen pjesëmarrjes në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e Vetëvendosjes për herë të fundit në Kuvendin e Kosovës kanë qenë në ditën e votimit të presidentit Thaçi, më 26 shkurt.
Nga kjo lëvizje është bërë e ditur se nëse tentohet përsëri të kthehen marrëveshjet, ajo e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do të përjashtojnë metodat e kaluara për t’i kundërshtuar.
Ata do të rikthehen me ndryshime në Kuvend. Në radhët e veta kanë marrë Donika Kadaj – Bujupin e AAK-së, ndërsa janë braktisur nga Ilir Deda. (b.an)