Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia është e përcaktuar që në dialogun me Prishtinën të arrihen marrëveshje të pranueshme për të dy palët, por me kusht të ruajtjes së plotë të interesave kombëtare e shtetërore, e citojnë mediet e Beogradit të ketë deklaruar ai, transmeton Koha.net.
Vuçiç dhe drejtoresha e Departamentit për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në shërbimin e Politikës së Jashtme të BE-së, Angelina Eichhorst, diskutuan zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe theksuan se është me rëndësi të vazhdohet dialogu midis Beogradit e Prishtinës. (b.an)