Ai mund të jetë pronari miliarder i rrjetit më të madh në botë, Facebook – por duket se fjalëkalimi i Mark Zuckerbergut nuk është edhe aq i sigurt sa duhet të jetë.
Kjo pasi hakerët kanë hyrë në llogarinë e tij në Twitter dhe Pinterest, duke postuar mesazhe në mënyrë që të vërtetojnë se “Zuck-i” është hakuar, transmeton Koha.net.
Jo vetëm kaq, hakerët – të cilët veten e quajnë OurMine Team – kanë zbuluar edhe fjalëkalimin e tij në të gjitha llogaritë – ai ishte “dadada”, transmeton Koha.net. (b.an)