Kreu i Kuvendit dhe njëkohësisht kryetari i LSI ka nisur këtë fundjavë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është shpërndarë nën zë dhe më pas konfirmuar nga burime pranë Kuvendit.
Ndryshe nga herët e tjera, as zyra e shtypit të LSI dhe as ajo e Kuvendit nuk kanë shpërndarë zyrtarisht asnjë e-mail njoftues. Kjo mund të cilësohet si hera e parë që një vizitë zyrtare nuk bëhet transparente mbi qëllimin e vizitës dhe axhendën e takimeve.
Udhëtimi i Metës vjen në një klimë të nxehtë të debatit politik mbi reformimin e Drejtësisë dhe në prag të takimit Rama-Basha. (javanews / r.a)